Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Serbi, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar.
Në reagimin në Facebook, OVL-UÇK e ka kritikuar drejtpërdrejt Zelenskyn, duke e cilësuar deklaratën e tij si ‘anti-Kosovë’.
Organizata u është referuar më pas zhvillimeve historike dhe politike që lidhen me luftën në Kosovë dhe shpalljen e pavarësisë, duke i kërkuar presidentit ukrainas të marrë parasysh, sipas tyre, rrethanat në të cilat u çlirua Kosova.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





