Producentja e filmave Spider-Man, Amy Pascal, ka zbuluar se dikur u kishte kërkuar Tom Holland dhe Zendaya-s, të cilët tashmë janë të martuar, të mos krijonin një lidhje romantike. Çifti u njoh në vitin 2016 gjatë xhirimeve të filmit Spider-Man: Homecoming, ndërsa në muajin mars u bë e ditur se ata ishin martuar.
Amy ka treguar se, kur Tom dhe Zendaya u zgjodhën për rolet e Peter Parker dhe MJ, ajo i paralajmëroi që të mos nisnin një romancë jashtë ekranit.
Megjithatë, ata nuk e dëgjuan këshillën e saj, duke bërë që Amy të shprehej me humor se ‘askush nuk më dëgjon ndonjëherë’.
Në një intervistë për Variety, ajo tha: ‘Ua them këtë të gjithëve dhe askush nuk më dëgjon!’ Më pas shtoi se Tom dhe Zendaya ‘janë shumë të lumtur së bashku’.
Amy kishte deklaruar më parë për BBC: ‘Tobey dhe Kirsten ishin në një lidhje, po ashtu Andrew dhe Emma.
MJ dhe Peter gjithmonë bien në dashuri.
Nuk ka asgjë që mund të bësh për ta ndaluar.’ Gjatë turneut promovues të kësaj jave, Tom e quajti Zendaya-n ‘bashkëshortja ime’, duke konfirmuar se ata tashmë janë martuar.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





