Britney Spears rrëfen momente të ndjera si nënë dhe plagët e së kaluarës

Britney Spears ka bërë një rrëfim emocional në rrjetet sociale, duke pranuar se në një moment është ndier sikur kishte “dështuar si nënë”, ndërsa riktheu edhe disa nga plagët e së kaluarës me prindërit e saj.

Këngëtarja 44-vjeçare shkroi në X se një bisedë me një prej djemve të saj, i cili i tha se nuk besonte në Zot, e bëri të reflektonte thellë mbi rolin e saj si nënë.

Spears tha se dëshironte t’u kërkonte falje fëmijëve të saj për gabimet që mendon se ka bërë gjatë viteve, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Në të njëjtin postim, Britney kritikoi ashpër babanë e saj, Jamie Spears, dhe nënën, Lynne Spears, duke pretenduar se ata kalonin kohë me djemtë e saj, Sean dhe Jayden, pa dijeninë e saj.

Ajo ndau edhe një fotografi të vjetër të dy djemve duke luajtur në plazh.

Sipas Spears, ajo kishte mësuar vite më parë se prindërit e saj i kishin çuar djemtë në plazh gjatë verës, ndërsa ajo nuk ishte përfshirë në këto dalje.

Këngëtarja tha se kjo situatë e kishte bërë të ndihej e përjashtuar dhe e demoralizuar. “Pyesja veten pse nuk isha pjesë e daljeve të tyre të fshehta dhe interesante”, shkroi ajo, duke shtuar se ideja që prindërit e saj mund të jetonin një jetë të tillë me fëmijët e saj ishte veçanërisht e dhimbshme për të.

Spears tha se kishte qarë për dy muaj për shkak të asaj periudhe.

Britney dhe ish-bashkëshorti i saj, Kevin Federline, kanë dy djem, Sean, 20 vjeç, dhe Jayden, 19 vjeç.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -