Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
Hamza theksoi se PDK ka qenë e gatshme për të marrë pjesë në seancën konstituive, por administrata e Kuvendit ka dyert e mbyllura.
Ai e cilësoi moskonstituimin si mosrespektim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shkelje e Kushtetutës. ‘Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore,’ tha Hamza.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





