Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se disa rajone të vendit janë prekur nga vranësira konvektive, të njohura si Cumulonimbus, që po sjellin reshje lokale shiu, shkarkesa elektrike dhe erëra të fuqishme.
Temperatura momentale është rreth 32 gradë Celsius, duke favorizuar zhvillimin e këtyre dukurive.
Pritet që këto zhvillime të vazhdojnë edhe në orët e ardhshme me karakter lokal.
Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes në zonat me mundësi të stuheve, ndërsa fermerët duhet të ndjekin parashikimet meteorologjike për shkak të reshjeve intensive. /Zëri Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





