Leni Klum, vajza e supermodelit Heidi Klum, ka bërë shumë zhurmë me paraqitjen e saj të fundit në kopertinën e revistës “The Daily Front Row”.
Modelja 22-vjeçare ka pozuar në një set fotografik të guximshëm, duke rikujtuar ngjashmërinë me nënën e saj të famshme dhe shfaqur stilin elegant dhe provokues.
Në sesionin fotografik, Leni shfaqet me një fustan portokalli me detaje të veçanta dhe veshje luksoze të tjera, duke lënë përshtypje të fuqishme.
Sesioni është realizuar nga fotografi Jordan Millington-Liquorice dhe stilisti Matthew Mazur.
Leni dhe Heidi Klum janë nën vëmendje për fushatën e tyre të suksesshme për markën Intimissimi.
Edhe pse janë kritikuar për disa zgjedhje, ato kanë mbrojtur veten duke treguar vetëbesim dhe guxim në fushën e modës.
Në një intervistë për revistën, Leni foli për marrëdhënien me trupin e saj dhe ndikimin që ka pasur nënës së saj në karrierën e saj, duke theksuar rëndësinë e vetëbesimit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





