Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku takohen në Kuvend për diskutime politike

Kryetari i LVV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Lumir Abdixhiku kanë arritur në Kuvend.

Kurti i ka dërguar ftesë sot të tri partive të ish-opozitës, por vetëm kreu u LDK-së i është përgjigjur pozitivisht.

Kurti dhe Abdixhiku kanë arritur në Kuvend për të diskutuar për krijimin e institucioneve.


- Advertisement -

Kurti tha se takimet me Abdixhikun janë përpjekje normale për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.

Abdixhiku gjithashtu shtoi se fokusi mbetet te përmbushja e obligimeve kushtetuese.

Pas takimit do të deklarohet për mediat.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -