Bedri Hamza i PDK-së: Do të jemi në opozitë, por do të kontribuojmë për forcimin e demokracisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur me letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e falënderuar për ftesën për takim, por duke ia ritheksuar se PDK do ta ushtrojë rolin e saj në opozitë.

Në letrën drejtuar Kurtit, Hamza kujton se ky qëndrim i është bërë i ditur edhe në takimin e zhvilluar më 10 korrik, duke theksuar se vendimi bazohet në dallimet programore dhe konceptuale ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. ‘Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Aty do ta japim kontributin tonë për forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve’, thuhet në letrën e Hamzës.


- Advertisement -

Kryetari i PDK-së i ka bërë gjithashtu thirrje Kurtit që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -