Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se edhe sot (e premte) do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autostrada, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara.
Kufizimi do të vlejë nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar tejkalon 32 gradë Celsius.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





