Zendaya dhe Tom Holland organizuan festën e tyre të martesës në një hotel luksoz në Angli, raportohet të ketë kushtuar 500 mijë funte

Zendaya dhe Tom Holland thuhet se organizuan këtë javë një festë sekrete për martesën e tyre në hotelin luksoz Beaverbrook në Surrey të Anglisë, për të cilën, sipas raportimeve të Daily Mail, shpenzuan rreth 500 mijë funte (rreth 583 euro).

Aktori kishte konfirmuar që në qershor se ai dhe Zendaya ishin martuar më herët gjatë këtij viti në një ceremoni intime.

Pas angazhimeve të shumta profesionale dhe turneve promovuese për projektet e tyre më të reja, çifti vendosi të organizonte një festë të madhe për familjarët dhe miqtë e ngushtë.


- Advertisement -

Sipas raportimeve, ceremonia u mbajt në hotelin luksoz Beaverbrook, një kompleks prej rreth 150 hektarësh në zonën Surrey Hills, jo shumë larg qytetit Kingston upon Thames, vendlindjes së Tom Holland.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -