Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ironizon Kurtin: ‘Krejt ose hiç’

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me nevojën për një dakordim të gjerë politik për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj i është drejtuar Kurtit me shprehjen ‘Krejt ose hiç’, duke aluduar në situatën aktuale politike dhe bllokimin e procesit të konstituimit të institucioneve. ‘Mos lësho pe, Albin.

Krejt ose hiç.


- Advertisement -

Pak rëndësi ka çka mendojnë 1.5 milion banorë, plus ty të dojnë krejt’, ka shkruar Haradinaj.

Reagimi i tij vjen pasi Kurti, gjatë seancës konstituive të Kuvendit, kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e bisedimeve me partitë parlamentare, duke thënë se vendit i nevojitet një marrëveshje sa më e gjerë për zgjedhjen e një presidenti unifikues.

Ndërkohë, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk propozoi emër për kryetar të Kuvendit, seanca konstituive u ndërpre dhe vazhdimi i saj pritet të caktohet në një datë tjetër.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *