Mot i ngrohtë dhe diell në Kosovë të enjten: Temperaturat deri në 38°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të enjten pritet mot me diell dhe shumë i ngrohtë.

Temperaturat minimale pritet të jenë ndërmjet 13°C dhe 17°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 33°C deri në 38°C.

Fryrja e erës pritet të vijë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi mes 1–6 m/s.


- Advertisement -

Kushtet atmosferike pritet të mbeten të qëndrueshme nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -