Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje qytetarëve që, me rastin e marrjes së shërbimeve shëndetësore, ta plotësojnë pyetësorin elektronik përmes QR-kodit të vendosur në hapësirat e institucioneve shëndetësore.
Pyetësori është pjesë e projektit të përbashkët të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për matjen e kënaqshmërisë së pacientëve.
Në njoftim, IKSHPK-ja ka bashkëngjitur edhe një video, në të cilën sqarohet mënyra e skanimit të QR-kodit dhe e plotësimit të pyetësorit.
Në video thuhet se qytetarët mund të japin mendimin e tyre për përvojën dhe shërbimin e marrë në institucionin shëndetësor, ndërsa plotësimi i pyetësorit është i lehtë, i shpejtë dhe anonim. “Përvoja jote ka rëndësi!
Kontribuo për ndryshim”, thuhet në video.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





