Kaia Gerber ka thënë në një intervistë të re se nuk mendon se duket si nëna e Cindy Crawford, megjithëse krahasimet me ish-supermodelen janë një nder i madh për të.
Aktorja dhe modelja 24-vjeçare i tha Yahoo Entertainment se impresionohet kur njerëzit i thonë se i ngjan nënës së saj. ‘Seriozisht, ndihem e nderuar kur njerëzit më thonë se i ngjaj mamasë sime.
Do të doja të ishte kështu.
Nuk mendoj se jam as afër saj në ditët e mia më të mira’, thotë ajo.
Gerber foli për Cindy Crawford me shumë admirim.
Ajo e quajti atë ‘gruaja më e bukur brenda dhe jashtë’ dhe se çdo krahasim me të kishte shumë rëndësi për të.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





