Presidenti i Serbisë: Republika Serbe e Bosnjës e ndihmoi Bosnjën e Hercegovinën të mos njohë pavarësinë e Kosovës

Kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës për shkak të qëndrimit të Republikës Serbe në kuadër të saj.

Vuçiq, gjatë një vizite në Republikën Serbe, ka falënderuar entitetin për mbështetjen ndaj Serbisë dhe qëndrimin e tij ndaj çështjes së Kosovës.

Ai gjithashtu ka theksuar se Republika Serbe ka qenë vendimtare në mosnjohjen e Kosovës.


- Advertisement -

Vuçiq gjatë deklaratës së tij ka folur edhe për situatën në Mal të Zi dhe për identitetin serb.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -