Nuk ke fare ide se çfarë po ndodh aktualisht me Avengers, nuk njeh gjysmën e personazheve të Marvel-it, por prapë dëshiron ta shohësh filmin e ri të Spider-Man?
Nuk je aspak i vetmi.
Për ta kuptuar Spider-Man-in, nuk duhet të jesh ekspert i universit Marvel.
Nuk ke nevojë të ndjekësh linja të ndërlikuara kohore, të shikosh disa seriale apo të dish kush po lufton kundër kujt.
Sapo Peter Parker vendos maskën dhe hidhet me rrjetat e tij nga një ndërtesë në tjetrën mes rrugëve të Nju Jorkut, gjithçka kuptohet menjëherë.
Për shumë njerëz, gjithçka filloi me Tobey Maguire.
Spider-Man-i i tij ishte serioz, paksa i ngathët dhe për një brez të tërë u bë superheroi i parë i madh që panë në kinema.
Më pas erdhi Andrew Garfield me një version më modern dhe dukshëm më të çlirët.
Tom Holland e solli Peter Parker-in më të ri, më humoristik dhe më të lidhur me universin Marvel.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





