Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të mbajë të premten, më 7 gusht, mbledhjen e radhës, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i kërkesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.
Sipas rendit të ditës, mbledhja përmban 16 pika, ndërsa çështja e tërheqjes së dorëheqjeve është renditur si pika e nëntë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kjo çështje ishte planifikuar të shqyrtohej edhe në mbledhjen e 24 korrikut, por ajo dështoi të mbahej për shkak të mungesës së kuorumit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





