Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Mitrovica’ ka bërë me dije se ekipet e saja kanë kryer një vizitë pune në komunën e Leposaviqit me qëllim të vlerësimit të situatës në terren, identifikimit të rasteve të keqpërdorimit të ujit të pijshëm dhe informimit të qytetarëve për procesin e regjistrimit si konsumatorë të rregullt.
Në kuadër të kësaj vizite, janë zbuluar disa parregullsi për të cilat do të ndërmerren veprime në përputhje me procedurat dhe ligjet në fuqi.
Ekipet e KRU ‘Mitrovica’ kanë gjithashtu organizuar takime direkt me banorët për t’u informuar për rëndësinë e regjistrimit si konsumatorë të rregullt dhe për t’u udhëzuar në procesin e plotësimit të procedurave në zyrën e KRU ‘Mitrovica’ në Leposaviq.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





