Kurti: Zgjedhjet e Reja Mund të Bëhen të Pashmangshme nëse Nuk Ka Marrëveshje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e reja nuk janë dëshirë e askujt, por mund të bëhen të pashmangshme nëse nuk arrihet një marrëveshje për tejkalimin e situatës aktuale.

Pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Kurti tha se nevojiten hapa konkretë për të shmangur një skenar të tillë. “Askush nuk i do zgjedhjet e reja, mirëpo nëse nuk do të kemi marrëveshje, nëse nuk do të kemi hapa përpara, përkundër mosdëshirës që të shkojmë në zgjedhje të reja, fatkeqësisht ato mund të shkaktohen”, u shpreh ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -


- Advertisement -