Presidenti i Shqipërisë priti Ambasadorin e Ekuadorit dhe i bëri thirrje për njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Ekuadorit, Esteban Assar Moscoso Bohman, në ceremoninë zyrtare të dorëzimit të kredencialeve.

Begaj i uroi ambasadorit suksese në misionin e tij diplomatik, duke riafirmuar angazhimin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Ekuadorin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, presidenti shqiptar vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të organizatave ndërkombëtare.


- Advertisement -

Ai po ashtu i kërkoi Ekuadorit të shqyrtojë njohjen e Republikës së Kosovës, duke theksuar se një vendim i tillë do të ishte kontribut për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -