BE kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit: Thirrje për zgjidhje ligjore dhe të qëndrueshme

Bashkimi Evropian sërish ka bërë thirrje për pezullimin e rrënimeve të objekteve pranë liqenit të Ujmanit, për të cilat autoritetet kosovare thonë se janë ndërtuar pa leje.

Zyrtarët evropianë përsërisin se shprehin keqardhje për këto veprime dhe u bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës që të pezullojnë të gjitha rrënimet derisa gjykatat kompetente të marrin një vendim përfundimtar. ‘Nga ana jonë, na vjen keq për prishjen e shtëpive, veçanërisht pasi kërkesat për pronësi janë ende nën shqyrtim gjyqësor.

Dhe BE-ja u bën thirrje institucioneve të Kosovës të ndalojnë çdo prishje të mëtejshme dhe gjithashtu të punojnë me banorët e prekur dhe autoritetet lokale për të gjetur zgjidhje ligjore dhe të qëndrueshme.


- Advertisement -

Dhe çdo hap i pakthyeshëm, përfshirë prishjen, duhet të pezullohet derisa gjykata kompetente të ketë dhënë një vendim përfundimtar mbi kërkesat e pazgjidhura,’ ka theksuar Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.

Kjo është hera e dytë brenda një jave që Bashkimi Evropian kërkon publikisht ndërprerjen e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit.

Javën e kaluar, Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë reagoi për këtë çështje, duke theksuar se veprimet e institucioneve të Kosovës po zhvillohen në kohën kur banorët kanë nisur procedura gjyqësore kundër vendimeve për rrënimin e objekteve.

Sipas BE-së, gjatë këtij procesi nuk janë respektuar procedurat e rregullta gjyqësore.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -