Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e të dhënave më të fundit rreth flukseve në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas informacioneve, shumica e pikave kufitare tregojnë qarkullim pa vonesa të mëdha.
Në Jarinjë qytetarët që hyjnë në Kosovë presin mes 45 deri në 50 minuta, duke krijuar kolona prej rreth 600 metrash.
Të Dheu i Bardhë dhe Muçibabë gjithashtu kanë pritje të gjata, ndërsa në pikat tjera kufitare gjendja është e qetë dhe nuk ka pritje në hyrje – dalje.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





