Reperi Don Xhoni ka reaguar publikisht pas incidentit që ndodhi gjatë koncertit të tij në Gjakovë, ku pati një përballje me një person nga publiku.
Përmes një postimi në InstaStory, ai pranoi se reagimi i tij ishte i gabuar dhe u kërkoi falje personit të përfshirë në ngjarje. ‘Dje n’Gjakovë, gjatë performancës e pata ni reagim t’gabum ndaj ni personi n’publik, pas ni gjesti plot t’pahijshëm n’moment drejt meje’. ‘Pavarësisht çka ka ndodh, reagimi jem nuk u ka hije i duhuni edhe për këta kërkoj falje.
Respekt për krejt ata që kanë ardh aty edhe që gjithmonë m’kanë përkrah’, ka shkruar Don Xhoni.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





