Sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata në pikat kufitare të Kosovës janë regjistruar në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë.
Në pikën kufitare Muçibabë, qytetarët po presin deri në 40 minuta për hyrje në Kosovë, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 500 metra.
Për dalje, pritja është rreth 15 minuta, me kolonë prej 100 metrash.
Në Dheun e Bardhë, pritja për hyrje është deri në 30 minuta, me kolonë prej 250 metrash, ndërsa për dalje pritet rreth 10 minuta, me kolonë prej 50 metrash.
Në Han të Elezit, pritjet për hyrje janë rreth 10 minuta, me kolonë prej 50 metrash, ndërsa në Jarinjë është krijuar kolonë prej 900 metrash në dalje, edhe pse koha e pritjes mbetet 5 deri në 10 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Merdarë, Kullë, Qafë Morinë, Qafë e Prushit, Bërnjak, Mutivodë, Vërmicë, Globoqicë dhe Stançiq, pritjet janë nga 1 deri në 5 minuta, pa kolona të konsiderueshme.
Të dhënat janë përditësuar më 4 gusht 2026, në orën 13:12. /Zëri Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





