Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po vazhdon aktivitetin për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të nismës legjislative për ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës.
Qytetarët në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë kanë shprehur mbështetje për propozimet që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, duke përfshirë kufizimin e përdorimit të parasë publike për përfitime politike gjatë zgjedhjeve.
IKD bën thirrje qytetarëve të vizitojnë stendën informuese dhe të mbështesin nismën për rritjen e përgjegjshmërisë institucionale në Kosovë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





