Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit ka njoftuar se të martën (më 4 gusht) do të aplikohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me peshë mbi 20 tonë.
Sipas parashikimit zyrtar të temperaturave, kufizimi do të jetë në fuqi në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, nëse temperatura e parashikuar arrin 32°C ose më shumë.
Automjetet e organeve të rendit, sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore janë përjashtuar nga kufizimi.
Operatorët dhe ngasësit janë lutur të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin sipas orarit të caktuar nga ministria.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





