Katy Perry falënderon Dua Lipën dhe festën për përvojën magjike në Prishtinë

Katy Perry ka ndarë emocionet pas performancës së parë në Kosovë, ku ishte një nga yjet kryesore të natës së parë të Sunny Hill Festival në Prishtinë.

Këngëtarja amerikane ka falënderuar publikisht Dua Lipën dhe organizatorët e festivalit për ftesën, duke e cilësuar përvojën në Kosovë si një moment të veçantë dhe të paharrueshëm. “Shfaqja ime e parë në Kosovë ishte magjike.

Faleminderit Dua Lipa dhe Sunny Hill Festival që më ftuat”, ka shkruar Perry krahas reagimit të saj në rrjetet sociale.


- Advertisement -

Artistja ka shprehur gjithashtu mirënjohje për publikun dhe të gjithë fansat që morën pjesë në koncert, duke theksuar se ata krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme pavarësisht temperaturave të larta. “Kaq ishte për Eurosummer!

Faleminderit çdo personi që sfidoi vapën për të ardhur dhe për ta parë shfaqjen tonë.

Tani jam jashtë zyrës (me pushime).

Ju lutem, kontaktoni Tamrën nëse keni nevojë për diçka.

Ju dua”.

Paraqitja e yllit të famshëm në skenën e Sunny Hill Festival u prit me shumë entuziazëm nga publiku, duke sjellë një nga momentet më të veçanta të natës së parë të festivalit.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *