Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Mitrovica’ ka raportuar se furnizimi me ujë të pijes për Spitalin në Mitrovicën e Veriut është ndërprerë për shkak të një defekti në stacionin e pompimit.
Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë për të zgjidhur problemet sa më shpejt. ‘Ju njoftojmë se, për shkak të një defekti në stacionin e pompimit që furnizon Spitalin në Mitrovicën e Veriut, furnizimi me ujë të pijshëm për këtë institucion është ndërprerë.
Ekipet e mirëmbajtjes së KRU ‘Mitrovica’ Sh.A. janë në terren dhe janë duke punuar për të rregulluar defektin, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin’, thuhet në njoftim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





