Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se nuk është aspak e sigurt që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të arrijnë një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Mushkolaj tha se nuk duhet të konsiderohet si çështje e përfunduar mundësia e një bashkëpunimi mes dy partive për këtë proces, duke theksuar se ende nuk ka garanci për një marrëveshje të tillë. “Nuk është absolutisht punë e kryer, nuk është absolutisht e sigurt që LDK-ja dhe LVV-ja mund të arrijnë një koalicion, jo për qeverinë e Kuvendin, por për presidentin.
Pse duhet LVV-ja ta marrë LDK-në në koalicion për qeveri, nëse e ka të sigurt se bashkë me LDK-në do të mund ta zgjedhë presidentin?”, u shpreh Mushkolaj.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





