Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ndaj sulmeve të fundit që po bëhen ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruna se kjo fushatë e orkestruar politike kundër tij ka kaluar kufijtë e debatit politik dhe janë bërë ‘çnjerëzore’.
Në reagim Rama thotë se fundmi në shënjestër nuk është vetëm ai, por edhe bashkëpunëtorët dhe bashkëshortja e tij, gjë që sipas tij përbën linçim dhe presion. ‘Kam vlerësuar faktin që çdo pretendim për interes publik t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë.
Kjo është rruga e vetme në një shtet demokratik.
Por mos e fshihni denigrimin, gjuhën e urrejtjes dhe linçimin prapa pretendimit për interes publik!’, ka shkruar Rama.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





