Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se më 4 gusht 2026 do të aplikohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Kjo masë do të vlejë për autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, në bazë të temperaturave të parashikuara për ditën e nesërme.
Rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të kenë kufizime, ndërsa automjetet e rendit dhe sigurisë publike do të përjashtohen nga kjo masë.
Ministria i bën thirrje operatorëve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





