Edicioni i këtij viti i Sunny Hill Festival mblodhi mijëra fansa të muzikës dhe emra të njohur ndërkombëtarë në Prishtinë.
Megjithatë, shumë njerëz vunë re mungesën e partnerit të Dua Lipës, aktorit britanik Callum Turner.
Turner nuk mundi të bashkohej me këngëtaren për shkak të angazhimeve të tij profesionale në promovimin e filmit të ri të quajtur ‘One Night Only’.
Aktori po promovon filmin së bashku me Monica Barbaro dhe ka një program të ngarkuar aktivitetesh në New York para premierës së filmit më 7 gusht.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





