Eva Longoria shfaqet në plazhet e Marbella-s duke shijuar pushimet verore

Eva Longoria ka bërë fjalë gjatë pushimeve të saj verore në Spanjë, ku aktorja amerikane u shfaq duke shijuar një ditë relaksi në plazhet e Marbella-s.

Ylli i serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, 51 vjeçe, u fotografua me një kostum banje bardhë e zi me printim gjarpri, duke ekspozuar fizikun e saj të tonifikuar, shkruan DailyMail.

Ajo e kompletoi pamjen me një gjerdan të artë dhe një varëse elegante, ndërsa zgjodhi një stil natyral pa grim dhe me syze dielli.


- Advertisement -

Gjatë ditës në bregdet, Longoria u pa duke notuar në det dhe duke pushuar në shezlong, duke shijuar rrezet e diellit në atmosferën e qetë të rivierës spanjolle.

Aktorja është zhvendosur prej disa vitesh mes Spanjës dhe Meksikës me bashkëshortin e saj José Bastón dhe djalin e tyre Sebastian.

Ajo ka treguar shpesh lidhjen e veçantë me Spanjën, një vend që e ka vizituar për më shumë se dy dekada dhe që e ka frymëzuar edhe për projektin e saj televiziv “Në kërkim të Spanjës”.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -