Georgina Rodriguez ka ndarë një sërë fotografish nga pushimet familjare me Cristiano Ronaldon dhe djalin e tyre, Cristiano Ronaldo Jr., duke reflektuar mbi lidhjen e veçantë që ka ndërtuar me 16-vjeçarin ndër vite.
Modelja 32-vjeçare publikoi në Instagram momente nga udhëtimi veror, të cilin e cilësoi si një traditë familjare.
Në mbishkrimin e postimit, ajo përshkroi kujtime nga pushimet, duke zbuluar se çdo verë ajo, Ronaldo dhe Junior kalojnë kohë së bashku në det. ‘Që kur ishte i vogël, ky udhëtim ka qenë koha jonë e veçantë.
Babi, mami dhe ai, së bashku në det, verë pas vere’, shkroi Georgina.
Familja ka zbuluar shumë gjire të reja dhe kanë shijuar momente të paharrueshme.
Georgina vlerësoi talentin artistik të Ronaldos Jr., duke e quajtur ‘një skulptor’ dhe duke thënë se ‘talenti i tij është në gjithçka që i shkon ndërmend’.
Mediat raportojnë se Georgina dhe Cristiano Ronaldo pritet të martohen në Funchal të Madeirës, megjithëse ata ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht këto informacione.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





