Telashet e kosovarëve nuk kanë të ndalur me fqinjin e tyre verior, Serbinë.
Ministria e Jashtme e këtij shteti, njoftoi se në pikëkalimin kufitar me Hungarinë e ka arrestuar një kosovar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim kundër popullsisë civile”.
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se i ndaluar është Mentor Mustafa, derisa në Klan Kosova tha se gjendja në terren nuk është e mirë. “Unë mbrëmë e kam marr informacionin diku pas mesnate, dhe tërë natën kam qenë në punë të mia, për të kryer hulumtimet e duhura.
Nuk e di a keni vërejtur, unë prova direkte nuk kam, por bindja ime është se sa herë zbulohet një varrezë masive, sa herë që arrestohet ndonjë person për krime lufte që i kanë kryer në Kosovë, e kemi kundërpërgjigjen e Serbisë, kjo është bindja ime”, tha ai në Klan Kosova.
Ai shtoi se nuk po arrin të kuptojë se çfarë po ndodh më me arrestimet e kosovarëve nga autoritetet serbe.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





