Në ditën e diel do të ketë mot kryesisht të diellshëm dhe shumë të nxehtë në vendin tonë.
Temperaturat minimale pritet të jenë nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet pritet të shkojnë deri në 32-36°C, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.
Indeksi UV do të mbetet i lartë, kështu që rekomandohet të shmangni qëndrimin gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme në diell.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





