Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga testimi i automjeteve të para ushtarake të prodhuara në vend, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes.
Automjetet do të prodhohen sipas standardeve të NATO-s.
Kompania Timak Defence synon që brenda 30 muajve të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare me mjete ushtarake të prodhuara në vend.
Deri në vitin 2028 synohet që Forcat e Armatosura të Shqipërisë të pajisen plotësisht me mjete dhe sisteme në përputhje me standardet e NATO-s, duke filluar nga automjetet e lehta e deri te pajisjet më të avancuara.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





