Bianca Censori ka bërë një shfaqje të re me një set të ri fotografik të realizuar në një parking nëntokësor, ku ajo shfaqet me një veshje transparente nga marka Yeezy. 31-vjeçarja australiane publikoi këto fotografi në Instagram, ndërsa ato u shpërndanë edhe nga stilisti dhe fotografi Gadir Rajab.
Një prej imazheve tregon Censori me bashkëshortin e saj, Kanye West, ku ajo zgjodhi veshje transparente ndërsa ai ishte i veshur tërësisht me të zeza.
Disa ditë më parë, ata u pa edhe në klubin e natës Circoloco në Ibiza.
Censori u shfaq me të njëjtën veshje, ndërsa Kanye pritej të performonte në Madrid.
Edhe pse stili i saj shkakton debate, Censori ka mohuar se zgjedhjet e saj janë të diktuar nga bashkëshorti.
Në një intervistë për Vanity Fair, ajo deklaroi se paraqitjet e saj janë një bashkëpunim me West dhe se nuk do të bënte asgjë që nuk do të donte ta bënte.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





