Kosova po hyn në një krizë të re institucionale që, sipas ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, është planifikuar prej kohësh.
Ai vlerëson se shtyrja e seancës konstituive deri në fund të afatit kushtetues dhe zhvillimet politike të muajve të fundit janë pjesë e një skenari që synon zgjedhje të reja pas dështimit të zgjedhjes së presidentit.
Abazi tha se pret që Kuvendi të konstituohet vetëm formalisht, ndërsa më pas të dështojë zgjedhja e presidentit, duke e futur vendin në një krizë të re institucionale.
Sipas tij, përgjegjësia për moskrijimin e institucioneve i takon Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, ndërsa fajësimi i partive të tjera është vetëm përpjekje për t’i shmangur përgjegjësitë.
Ai shtoi se PDK-ja ka zgjedhur të mbetet në opozitë derisa të krijohen kushtet për një marrëveshje të gjerë politike.
Rishikimi i situatës aktuale të LDK-së dhe strategjia e kryeministrit në detyrë për dobësimin e LDK-së janë disa prej temave të diskutuara nga Haki Abazi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





