Edhe pse afati kushtetues për thirrjen e seancës konstituive skadon më 7 gusht, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca do të mbahet më 6 gusht.
Vendimi për datën ka shkaktuar reagime nga partitë ish-opozitare, të cilat e kanë vlerësuar si të vonuar dhe kanë kritikuar mungesën e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje politike.
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, kritikoi zvarritjen e procesit dhe theksoi se seanca duhej të thirrej shumë më herët.
Besnik Tahiri, deputeti i zgjedhur i Aleancës, gjithashtu kritikoi caktimin e datës së seancës, duke shtuar se nuk janë bërë përpjekje serioze për të arritur një marrëveshje politike.
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka caktuar datën 06.08.2026 për mbajtjen e seancës konstituive.
Deputetët e zgjedhur kanë kohë deri më 07.08.2026 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





