Parashikimi i motit për sot në Kosovë: Diell dhe nxehtësi e lartë

Sot në Kosovë do të kemi mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të shkojnë nga 31°C deri në 36°C. “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit gjatë intervalit kohor 10:00–17:00, përdorimi i mjeteve mbrojtëse dhe konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -