Lumir Abdixhiku: Deputetët e LDK-së do të respektojnë vendimet e partisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se deputetët e LDK-së do të veprojnë në përputhje me vendimet e organeve të partisë sa i përket çdo marrëveshjeje politike, ndërsa ka paralajmëruar përgjegjësi nëse provohet se mekanizmat shtetërorë janë përdorur për të ndikuar në zhvillimet e brendshme të LDK-së.

Pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ku delegatët votuan kundër shkarkimit të tij, Abdixhiku tha se LDK ende nuk ka një marrëveshje politike me ndonjë subjekt, prandaj nuk mund të kërkojë mbështetje nga deputetët pa u arritur një dakordim.

Ai theksoi se vendimi i Kuvendit dhe i Këshillit të LDK-së është që partia të punojë për stabilitet institucional, ndërsa çdo marrëveshje eventuale duhet të kalojë përmes strukturave të saj.


- Advertisement -

I pyetur për pretendimet se persona jashtë partisë mund të kenë ndikuar në procesin e brendshëm të LDK-së, Abdixhiku tha se, nëse vërtetohet një gjë e tillë, duhet të ketë përgjegjësi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *