Kryetari i Mitrovicës së Jugut priti këngëtarin Butrint Imeri: Detajet e takimit të papritur

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka pritur së fundmi në zyrën e tij këngëtarin e njohur shqiptar, Butrint Imeri. ‘Tjetër vibe me Butrint Imerin’, ka shkruar Peci në postimin e tij në Instagram, ku shfaqet krah artistit, duke lënë të panjohur arsyen e vizitës së këngëtarit.

Edhe pse detajet mungojnë, një gjë që i lidh ata është origjina e tyre nga Mitrovica, qyteti që ka sjellë emra të njohur në skenën muzikore dhe në jetën publike.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -


- Advertisement -