Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mbrojtjen e mjedisit.
Pacolli ka bërë të ditur se përmes kësaj marrëveshjeje, Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i mbështesë aksionet shtetërore me personel, makineri dhe kapacitete logjistike për garantimin e një ambienti të sigurt dhe të pastër. ‘Mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi shtetërore dhe kërkon angazhim të përbashkët.
Me këtë partneritet po dëshmojmë se institucionet e Kosovës veprojnë të bashkuara për të mbrojtur hapësirat publike, për të rritur sigurinë mjedisore dhe për t’u ofruar qytetarëve një vend më të pastër për të jetuar,’ ka shkruar Pacolli.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





