Julia dhe Lorenzo fitojnë sezonin e 13-të të Love Island: Detajet e finale e shpalljes së fituesve

Julia dhe Lorenzo janë shpallur fitues të sezonit të 13-të të Love Island, duke fituar çmimin prej 50 mijë funtesh pas votimit të publikut.

Lajmin e bëri të ditur prezantuesja Maya Jama gjatë finales së spektaklit.

Në vendin e dytë u renditën Jasmin dhe Kavan, derisa Simba dhe Angelista përfunduan të tretët.


- Advertisement -

Finalja u shoqërua me një eliminim të papritur, pasi Yasmin dhe Tommy u larguan nga vila pak para shpalljes së tre çifteve finaliste.

Ata u zgjodhën për t’u eliminuar nga çifti Mica dhe Samraj, të cilët ishin larguar më herët.

Ishte hera e parë në historinë e emisionit që një çift eliminohej gjatë vetë finales.

Pas largimit, Tommy tha se ishte i lumtur që kishte gjetur personin e duhur në emision dhe Yasmin e cilësoi eksperiencën në Love Island si më të mirën e jetës së saj, duke thënë se kishte mësuar shumë për veten dhe kishte krijuar miqësi të reja.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -