Britney Spears ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të vjetër me bikini, ndërsa ka shoqëruar imazhin me një mesazh emocional për të kaluarën e saj dhe vështirësitë që ka përjetuar ndër vite.
Në fotografinë e realizuar në vitin 2019, këngëtarja 44-vjeçare shfaqet pranë një pishine me një kostum banje me motive zebre, çizme të bardha deri në gju dhe flokët e gjata bionde të lëshuara.
Krahas fotografisë, Spears shkroi: “A e mbani mend kur bëja fotografi… a ia vlente ajo që kalova për të bërë këtë fotografi?
Jo”.
Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt, mesazhi i saj u interpretua si një referencë për periudhën 13-vjeçare të kujdestarisë ligjore, e cila përfundoi në vitin 2021.
Gjatë kësaj kohe, jeta personale dhe profesionale e artistes kontrollohej ligjërisht nga babai i saj, Jamie Spears, një periudhë për të cilën Britney ka bërë më herët akuza dhe ka folur publikisht për vështirësitë e saj.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





