Jessica Alba u shfaq në sheshxhirimet e rikthimit të komedisë romantike ’13 Going On 30′ në Los Angeles, ndërsa kishte pranë vajzën 18-vjeçare, Honor.
Aktorja 45-vjeçare u fotografua gjatë një pushimi nga xhirimet me një veshje elegante në nuanca kafeje.
Ajo kompletoi pamjen me flokë biondë të ndara në mes dhe pantofla gri me shputa të trasha.
Honor, e cila kishte flokët e gjatë rozë dhe një çantë luksoze Christian Dior, qëndroi pranë nënës së saj gjatë kohës së pushimit.
Ribërja e filmit të famshëm ’13 Going On 30′ u njoftua së fundmi dhe Alba konfirmoi pjesëmarrjen e saj në projekt, duke shprehur emocionin për të qenë pjesë e një versioni të ri të tij.
Filmi i ri, i drejtuar nga Brett Haley dhe prodhuar nga Jennifer Garner, ka filluar xhirimet në qershor.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





