Ish-bashkëshorti rrëfen tentativat për të larguar Sara Gilson nga marrëdhënia e dhunshme në Oklahoma

Ish-bashkëshorti i influencueses amerikane, Sara Gilson, e cila u vra në Oklahoma, ka reaguar publikisht pas tragjedisë, duke zbuluar se për vite me radhë ishte përpjekur ta bindte të largohej nga partneri i saj, Jeremiah “Shawn” Duffey, i cili sipas policisë e vrau atë dhe më pas kreu vetëvrasje.

Në një deklaratë prekëse, Lyle Landers tha se për pesë vite me radhë i kishte ofruar ndihmë ish-bashkëshortes së tij për t’u larguar nga marrëdhënia që, sipas tij, ishte e mbushur me dhunë në familje. “Ajo ishte e bllokuar në një lidhje ku dhuna dukej sikur ishte bërë normale.

E luta për pesë vjet të largohej prej tij.


- Advertisement -

I ofrova ndihmë në çdo mënyrë të mundshme, por dukej se ai kishte një lloj kontrolli mbi të dhe ajo nuk arrinte të shpëtonte”, u shpreh ai.

Landers tregoi se ai dhe Sara ishin divorcuar shtatë vjet më parë, por kishin ruajtur një marrëdhënie të mirë për hir të dy fëmijëve të tyre.

Ai e përshkroi ish-bashkëshorten si një nënë të jashtëzakonshme, duke thënë se përkushtimi i saj ndaj fëmijëve ishte i pakrahasueshëm. “Sara ishte një nënë e mrekullueshme dhe do të jepte jetën për fëmijët e saj.

Në fund, përpjekja e saj për t’i mbrojtur ata çoi në vdekjen e saj”, tha ai.

Shtoi se do ta kujtojë gjithmonë Sarën si një person plot dashuri dhe mirësi, që nuk i gjykonte të tjerët dhe që arritjen më të madhe të jetës e konsideronte rritjen e dy fëmijëve të saj.

Tragjedia ndodhi më 23 qershor në një shtëpi në qarkun Tulsa të Oklahomës, ku policia gjeti të pajetë Sarën dhe partnerin e saj, Duffey.

Sipas hetimeve paraprake, ai e vrau influencuesen dhe më pas i dha fund jetës.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *