Shi dhe erëra e forta shkaktojnë dëme në bujqësi – Drejtori i Bujqësisë në Rahovec i bën thirrje Qeverisë së Kosovës

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Behar Thaqi, ka deklaruar se reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe infrastrukturë, duke bërë thirrje që Qeveria e Kosovës të ndërhyjë me mbështetje për fermerët.

Sipas Thaqit, dëmet më të mëdha janë regjistruar në sektorin e bujqësisë, veçanërisht te kulturat e specit, pjeprit dhe shalqirit. “Dëmet janë të konsiderueshme, sidomos në sektorin e bujqësisë.

Kemi dëme në kulturat e specave, pjeprit dhe shalqirit”, tha ai.


- Advertisement -

Ai bëri të ditur se vetëm erërat e forta të 27 korrikut kanë shkaktuar dëme që arrijnë në rreth 100 mijë euro. “Fatkeqësisht, dëme kemi pasur më 27 korrik.

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme deri në 100 mijë euro”, u shpreh Thaqi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *