Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushën e operacioneve paqeruajtëse.
Majori Driton Haxhiaj ka përfunduar me sukses Kursin e Komandantit të Kontingjentit të Operacioneve Paqeruajtëse, i organizuar nga Qendra Japoneze për Trajnim dhe Kërkim për Operacionet Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (UNTRC) në Tokio, Japoni.
Trajnimi ka për qëllim rritjen e aftësive udhëheqëse dhe përgatitjen e personelit të FSK-së për misione ndërkombëtare të paqes.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





